2015-ta u tregua mjaft bujare me këngëtarin Adrian Gaxha. Puna e tij u shpërblye me shumë koncerte gjithandej trojeve shqiptare.
Gaxha po ashtu u bë pjesë e shtypit kroat për videoklipet e tij të kuruara deri në detaj. ‘Kalle’ ishte edhe pjesë e emisioneve atje ku treguan që spotet e këngëtarit shqiptar janë shumë larg atyre kroatë.
Ndërkaq Adriani tregoi se ka përfunduar këngën e tij më të re që do të jetë sërish duet me Lindonin e madje ka realizuar ëndrrën e tij për të krijuar produksion.
‘Brick Records’ do të jetë vula e re e krijimeve të Adrian Gaxhës.