Këngëtarja Adelina Tahiri duket se është gati për një sipërmarrje të re e cila nuk lidhet me muzikën.
Tahiri ka vendosur ta shtrijë aktivitetin e saj në një fushë pak të lëvruar në të cilën po e bën ‘sefte’ prej këngëtareve shqiptare.
Fjala është për linjën e saj të personalizuar të këpucëve ‘Shoes by Adelina’ të cilat pritet të lansohen shumë shpejt.
Krijimi i brendit dhe detajet e tjera vetëm se janë përfunduar dhe lansimi zyrtar duket të jetë vetëm çështje kohe. /Prive.al