Adelina Tahiri këtë të martë i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me blerjet më të reja rreth shtatzënisë.
Ajo ka blerë një karrocë të markës Cybex për djalin që do t’i vijë në jetë që kushtonte plot 1800 euro. Këngëtarja pozoi para blerjeve të reja, duke i prezantuar ato.
Megjithatë, ajo s’është e vetmja e famshme që do të ketë një karrocë të tillë. Edhe kolegia e bashkëvendësja e saj, Tuna Sejdiu e kishte blerë të njëjtën për të birin e saj Tianin.
Tuna ka një fotografi të ditëve të para të mëmësisë, me po të njëjtën karrocë në profilin e saj në Instagram. /Prive.al