E kemi parë teksa bën blerje nga më të lloj-llojshmet, nga veshjet e deri tek veturat por duket që rradha ka qenë për diçka edhe më të rëndësishme.
Pak kohë pasi u kthye nga Amerika, këngëtarja Adelina Tahiri ka ndarë me publikun lajmin e madh!
Ajo është gati për t’u pavarësuar nga familja falë investimit më të ri, blerjes së një apartamenti personal.
Siç edhe pritej, shtëpia e re e Adelinës është në zonat më luksoze të Shkupit, në një kompleks në periferi ku çmimi për metër katror është i lartë falë edhe kushteve që ofron ky vend.
Adelina nuk ka arritur akoma ta mobilojë apartamentin por duket që një gjë e tillë është thjesht tashmë çështje kohe.
Më poshtë, video e ndarë nga Adelina dhe disa fotografi të kompleksit ku do jetojë këngëtarja. /Prive.al/