Këngëtarja Adelina Ismaili ishte përzgjedhur si pjesë e jurisë në distancë për të dhënë pikët përmes telefonit mirëpo zhvillimet në jetën private ishin të pashmangshme.
E pyetur nga Ledina Çelo për shtatzëninë, ajo e konfirmoi këtë proces.
Kur këngëtarja e njohur i tha se të bërit nënë do jetë ndjenjë e papërshkrueshme, Adelina u shpreh: ‘Momentalisht po ndjej vetëm shkelma’
Ndryshe, Ismaili pikët maksimale ia dha Flaka Krelanit e cila nuk është se u pozicionua shumë mirë nga votat e anëtarëve tjerë të jurisë dhe publikut. /Prive.al
/