Adelina kërkon përgjigjen e fundit nga Vladi: “Fol a je paguar?”

By

Një debat i ri, ka filluar mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit.

Në një intervistë me Fatmir Limajn, në bisedë e sipër, Adelina pohon se Vladi është paguar për këngën “Marshi i UÇK-së”, e cila u pohua edhe nga Refik Hamiti, që pretendon se ishte ai sponzori.

Vladi ka paralajmëruar padi kundër këngëtares.

Në një bisedë me RTK’në, Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthej atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve.

“Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja”, tha Vladi.

“Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK’së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht’, tha Vladi.

Më pas ka ardhur reagimi i Adelinës, që e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Arif Vladi. A je paguar per “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo eshte pyetja. Sepse dolen deshmitare qe konfirmojne se je paguar. Cka degjoj une,  eshte pune e imja. Fol, a je paguar”, janë fjalët e këngëtares. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm