Ajo flet tepër rrallë, por kur flet fjala i ecën.
Këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili e cila nuk ka shumë kohë që u bë nënë për herë të parë, ka pasur një porosi për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Adelina në orët e vona të mbrëmjes, ka publikuar një fotografi me një porosi në këtë rrjet social, duke përçuar një mesazh për fansat e saj.
“Dashurojeni dikë që nuk iu bën të mendoni se dashuria është e vështirë”, ka shkruar këngëtarja, e cila me siguri se këtë thënie ia dedikon bashkëshortit të saj Valit. /Prive.al