Shumë prej jush mund ta mbani në mend Adelinën, e cila ishte mes protagonisteve të rubrikës ‘Skomplekse’ në Prive.
Tani, Adelina, si një emër i ri në botën e modës, ka lançuar koleksionin e saj të parë të fustaneve, të titulluar “Seven Deadly Sins Collection” përmes ‘House of Saligias’.
Në një botë ku moda shpesh përsëritet, Adelina sjell një frymë të freskët dhe inovative me koleksionin e saj të ri të fustaneve, i cili përfaqëson një simbiozë të artit, kulturës dhe individualitetit.
Ky koleksion është një kombinim perfekt i kreativitetit dhe artit, duke ofruar fustane që janë një shfaqje e stilit modern dhe plot me klas.
Çdo fustan i këtij koleksion tregon një histori dhe synon t’i japë besim çdo gruaje që e vesh një nga ta.
E për të parë më shumë nga ky koleksion, ndiqeni faqen e mëposhtme në Instagram.
View this post on Instagram