Ata që po e kalonin mbrëmjen e së premtes në një bar homoseksualësh në Pieces në New York City, u surprizuan shumë kur këngëtarja e famshme Adele dhe aktorja Jennifer Lawrence, u shfaqën.
28 vjeçarja fituese e çmimit Oscar dhe 30 vjeçarja fituese e çmimit Grammy, dolën në skenë dhe participuan në një garë pijesh, të cilën sigurisht e fitoi Jennifer.
Pasi Jennifer e fitoi garën se kush pi më shumë alkool, Adele me shaka i tha asaj: “Ti je e fejuar, ti as që do duhej të ishe këtu”.
Ndërsa kur Adele u pyet nga të pranishmit se cfarë po bën këto ditë, ajo tha: “Aktualisht, për momentin jam nënë që rri në shtëpi”. /Prive.al