A$AP Rocky sapo ka konfirmuar se ai dhe Rihanna janë në lidhje.
Reperi ka folur për herë të parë për romancën me artisten e famshme në një intervgistë për GQ, ku e ka cilësuar Rihannën si “dashurinë e jetës” dhe “gruaja ime”.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera, por tha se ndihet shumë më mirë në një marrëdhënie.
”Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, është shprehur reperi./Prive.al