Nuk mund të mohohet fakti që zbutësi i flokëve mund t’i bëjë fijet tona të duken të lëmuara dhe me shkëlqim, duke eliminuar menjëherë të gjitha kërcitjet.
Megjithatë, shumë njerëz besojnë se përdorimi i rregullt i tij mund t’i rëndojë ato.
Sipas dermatologes Aanchal Panth, zbutësi nuk shkakon rënien e flokëve.
“Zbutësi i flokëve nuk shkakton rënie të tyre. Duhet të aplikohet vetëm në dy të tretat e pjesës së poshtme të flokëve si dhe duhet të siguroheni që t’a shpërlani mirë”, tha ajo.
Panth renditi arsyet pse zbutësi është i rëndësishëm për flokët tuaj:
*Flokët bëhen më të buta.
*Mbulon kutikulën.
*Zvogëlon majat e ndara.
*Mbron flokët nga mjetet e nxehta për rregullimin e tyre.
*Rrit shkëlqimin.
Tutje, ajo shton se nëse keni flokë të yndyrshëm dhe të hollë, bëni mirë që ta anashkaloni zbutësin, pasi flokët do t’iu duhen shumë të sheshta.