Ditën e djeshme, Donaldi ‘trazoi’ rrjetin përmes një postimi ku shprehej i penduar për veprimet e tij në shtëpinë e ‘Big Brother’.
Ai zbuloi se i ka kërkuar falje Borës dhe po përpiqet që ta rifitojë atë.
Donaldi thyen heshtjen, thotë se po mundohet ta rifitojë Bora Zemanin
Vet prezantuesja, njëherësh personi më i kërkuar i rrjetit në shumë kohë, nuk foli asgjë.
Vëmendje pati edhe nëse Trixa reagon mbi deklaratën.
Në disa portale po qarkullon një informacion se Beatrix ka reaguar përmes postimit në vijim i cili më pas është fshirë.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Postimi ka ardhur nga fansat e këngëtares teksa kjo e fundit deri tani është “çele guri gojën” për zhvillimin. /prive.al