E keni menduar ndonjëherë se kush paguhet kur ju dëgjoni një këngë hit duke u transmetuar me zë të lartë?
Ndoshta keni shpenzuar para për blerjen e incizimit në ndonjë formë ose keni paguar shërbime për transmetim online. Ose ndoshta krijuesit e një serie televizive apo një reklame kanë paguar për ta përdorur atë.
Pra, kush përfiton nga këto para?
E pra, njerëzit që këndojnë dhe performojnë në incizim (ose disa prej tyre, gjithsesi), plus kompozitorët, plus kompania e incizimit, plus kompania botuese.
Mirëpo tani gjithë kjo nuk mbaron këtu. Në ditët e sotme këngët mund të kenë aksionarë.
Hipgnosis Songs Fund është vazhdimisht duke ndërtuar një katalog të këngëve hite dhe duke ftuar investitorë të mëdhenj institucionalë për të ndarë të ardhurat.
Kjo do të thotë që një grup shumë më i gjerë njerëzish mund të përfitojnë nga të hyrat e muzikës.
Fondi fluturoi në bursën e Londrës në korrik të 2018-es dhe kohët e fundit publikoi rezultatet e para vjetore.
Njeriu që e themeloi atë, Merck Mercuriadis, thotë se këngët hit janë “aq të vlefshme sa ari ose nafta”.