I ri, shumë i talentuar dhe simpatik. Në këto kohë prej kur edhe ka depërtuar në tregun muzikor shqiptar, Butrint Imeri është shndërruar në një prej emrave më të pëlqyer nga vajzat.
Por pavarësisht se fanset në numër mund t’i ketë të shumta, ai vazhdon të jetë beqar.
Këtë e ka konfirmuar edhe sonte në emisionin NIN në Klan Kosova kur edhe u pyet për këtë pjesë si i ftuar për të promovuar projektin e ri të publikuar para pak ditësh.
‘Single jom’ – u shpreh shkurt këngëtari.
Kujtojmë se paraprakisht në intervista, Butrinti ka deklaruar se ka qenë në një lidhje të gjatë e cila ishte përmbyllur me pajtim reciprok të të dyja palëve. /Prive.al/