A jeni gati? Pasi që në datat 21-23 qershor në Cyrih mbahet festivali ‘open-air’ shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”.
Ky është festivali më i madh në diasporë në të cilin do të përformojnë plot yje të muzikës shqiptare.
“Alba Festival”, synon të jetë një pikëtakim për një “miks” të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.
Interesimi për të marrë pjesë është jashtzakonisht i madh, ku ka thyer rekorde nga kërkesat e shumta të fansave.
Noizy, Era, Elai, Blero, Ledri e Dafina janë veç disa nga emrat që do t’i kënaqin të pranishmit me performancat r tyre.
Për të kuptuar më shumë detaje rreth “Alba Festival”, vizitoni faqen zyrtare të festivalit në Instagram.