A ishte ky një “diss ironizues” nga Rinor Hykolli dedikuar Taynës?

By

Që prej kur dyshja reperja Tayna dhe ish menaxheri i saj Rinor Hykolli ndanë rrugët, lartë e poshtë u përfol se përfundimi i bashkëpunimit ishte “me hatërmbetje”.

Asnjë koment përgjatë pauzës së Taynës nuk erdhi nga reperja.

Por, “Si ai”, projekti rikthyes i saj, në pjesën e parë la të kuptohej se mund të jetë dedikim për Hykollin.

Në anën tjetër, edhe ky i fundit ka publikuar një storie në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihen një tufë delesh, derisa mbishkroi “hahaha”.

A ishte ky dedikim për Taynën?

Si për çudi, veç pak orë më vonë, Hykolli ia bllokoi këngën e re të reperes në YouTube, duke marrë të drejtat autoriale të kanalit të saj të ri në YouTube!

Artikuj të ngjashëm