Vetëm pak ditë më parë, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se historia e çiftit Dua Lipa dhe Isaac Carew po merrte fund.
Pas gati dy viteve të kaluara bashkë, dyshja u distancuan për arsye të panjohura.
Enigma u shtua edhe për faktin se mbi këtë temë, këngëtarja me origjinë nga Prishtina nuk pranoi të flasë në publik mbi ndarjen nën pretekstin se fokus kryesor ka muzikën.
Mirëpo me kohën që po kalon, vazhdojnë të dalin në dritë detaje interesante që mund të kenë një lidhje me rastin.
Në muajin Dhjetor, Dua u pa në Londër e vetme nën shoqërinë e Harry Styles të One Direction.
Nga ai moment, përgjatë gjithë muajit Janar, fansat në rrjete sociale kanë vluar me hipoteza për një lidhje të mundshme.
Raportimet morrën vemendje të madhe në fund të Janarit kur mbi temën shkroi edhe ‘The Sun’.
Mediumi i madh britanik citoi një prononcim të Duas ku shprehej se ajo dhe Harry janë thjesht miq dhe takimi në restorantin e vogël ka ndodhur rastësisht.
‘Ne jemi miq që një kohë të gjatë. Zemra ime i përket dikujt tjetër. Ai është shef kuzhine dhe model. Mashkulli që mund të gatuajë – është me të vërtetë i mirë’ – kishte deklaruar Lipa.
Për koincidencë, ndarja erdhi vetëm pak ditë pas këtyre lajmeve në një kohë kur Dua vetëm se po dëshmon çdo herë e më shumë rritje të popullaritetit dhe suksesit në muzikë.
Nuk dihet me saktësi nëse këto raportime kanë pasur ndikim mbi krisjen finale në lidhjen që u duk që se funksiononte mirë edhe në distancë.
Ndryshe, edhe Dua edhe Isaac duke vepruar krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar në estradën shqiptare, vazhdojnë të mbajnë fotot e përbashkëta në rrjete sociale duke mos zgjedhur t’i fshijnë ende. /Prive.al/