Këngëtarja Jehona Sopi para disa muajsh është rikthyer në skenën e muzikës shqipe pas shumë vitesh pauzë.
Rikthimin e bëri përmes festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Anej”, teksa tani ka gati klipin e parë.
Ky videoklip nga Entermedia u xhirua javën e kaluar dhe Prive solli prapaskenat e saj në një intervistë përtej muzikës me Jehona Sopin.
Ajo flet për planet e saj tash pas rikthimin, por flet edhe për mënyrën si u ndie kur iu rikthye dashurisë së saj të vjetër.
A i mungoi asaj skena? Përgjigjja e saj nuk është fare si do ta prisnim!
Zbulojeni në videon e mëposhtme. /Prive.al