Javës që lamë pas këngëtarja Xhensila Myrtezaj publikoi këngën e fundit. ‘High Love’ solli Xhensilën brenda stilit të saj, me nota ritmike dhe një videoklipi shumëngjyrësh.
‘High love’ nuk do të jetë projekti i vetëm për muajt e nxehtë, deri në fund të verës ajo do na i sjell edhe dy të tjera, siç tregoi për Prive një solo e tjetrën bashkëpunim.
Sikurse karriera muzikore, mos më mirë asaj po i ecën edhe jeta private. Atë dhe Bes Kallakun me të cilin është në lidhje nga të 16-tat , vitin e ardhshëm do ti shohim në altar.
Detajet e intervistës ku Xhensila flet në detaje për bashkëjetesën me Besin, një shtatzëni të mundshme dhe dhuratën që e mori nga personi i zemrës i kuptoni në videon e mëposhtme.