Duket se qenka nga ata njerëz që u pëlqen që jetën private, ta mbajnë të mbyllur për publikun.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, nuk ka folur për jetën e tij private.
Kur Alaudin Hamiti e pyet nëse është në lidhje ai përgjigjet: “Jeta private, është jetë private”.
Megjithatë, ai nuk e ka mohuar se flet me vajza, e madje në lojën Haje ose Thuaje, e thotë edhe shkronjën e parë të emrit të vajzës me të cilën së fundmi ka qenë në lidhje.