A është në lidhje Demi Lovato me këngëtaren e njohur?

By

Këngëtaret Demi Lovato dhe Noah Cyrus, u fotografuan të kapur për dore, pas disa muajsh që ndezën dyshime për një romancë mes tyre.

Çiftit iu bashkua edhe shoku i vjetër i Lovato, Matthew Scott Montgomery.

Një burim i afërt i tyre, muaj më parë kishte folur ekskluzivisht se sjellja e tyre gjatë regjistrimit të një kënge, i bëri njerëzit të pyesnin nëse ishin më shumë sesa miq.

“Ata janë shumë afër dhe kanë qëndruar jashtë,” tha një burim, i cili madje theksoi që çifti mund të kishte filluar një romance mes tyre.

Sidoqoftë, një burim i dytë i quajti thashethemet “të çuditshme” dhe këmbënguli se ata ishin vetëm miq.

“Ata darkojnë ndonjëherë, por nuk janë në lidhje,” tha burimi. “Ata u mblodhën së bashku vetëm për këtë këngë”.

Lovato më parë kishte marrëdhënie me Joe Jonas dhe Wilmer Valderrama, ishte e fejuar për një kohë të shkurtër me aktorin Max Ehrich në vitin 2020.

Cyrus, nga ana e saj, kishte një ndarje të çrregullt me reperin Lil Xan në vitin 2018. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm