Janë mbushur plot pesë muaj që kur këngëtarja e njohur Vesa Luma publikoi dy projekte të reja njërin pas tjetrit.
E që nga ajo periudhë ajo u pa mjaft pasive sa i përket këtij aspekti derisa më në fund duket se kemi diçka të re në këtë drejtim.
Mbrëmjen e kaluar,Vesa u pa në studion e producentit Ervin Gonxhi së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta.
Krahas një fotografie të publikuar Vesa zbuloi edhe projektin pasues i cili duket se do të jetë një bashkëpunim mes saj dhe Ervin Gonxhit, me të cilin kishte bashkëpunuar edhe në projektin ‘Jemi dhe s’jemi’.
Sidoqoftë në këtë aspekt nuk kemi asgjë zyrtare ndërsa këto janë thjesht konkluzione të hedhura në bazë të fotografisë të publikuar nga vetë këngëtarja. /Prive.al/