A është ky emri i foshnjës që po pret? Dojna Mema sqaron ngatërresën

By

Moderatorja shumë e dashur, Dojna Mema është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshort i saj Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi ajo ka ndarë progresin e saj të shtatzënisë nëpërmjet një aplikacioni që regjistron javët dhe muajt. Në imazhin që ajo ka ndarë shihet një emër “Dela” dhe ndjekësit ishin të shpejtë të supozonin që në fakt ky ishte emri i foshnjës.

Mirëpo moderatorja regoi duke sqaruar se në fakt nuk është emri i foshnjës mirëpo emër me të cilin e motra e saj e thërret më përkedheli moderatoren.

“Në fakt është emri që më thërriste motra ime kur ishte e vogël se nuk e shqiptonte dot Dojna. Është më shumë një nofkë që më kthen në fëmijëri”, sqaron moderatorja me anë të një postimi tjetër në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm