Emra të njohur po përfliten se do t’i shtohen shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’.
Së fundmi, një emër që po qarkullon në media, është Eduard Kuci, i cili ishte në formatin “Përputhen”.
Ai ka publikuar një InstaStory ku shihet shtëpia e Big Brother Vip Kosova dhe më pas një video në të cilën ka ngacmuar ndjekësit.
“Gjejeni se kush u kthye në lojë, është koha për të bërë zhurmë..”.
Me këtë postim të tij, ai vetëm sa u shtoi zhurmë zërave se do të jetë banori më i ri në BBVK.
Na mbetet ta kuptojmë në Prime-n e së premtes! /Prive.al