Ka kohë prej herës së fundit kur reperi MC Kresha është përfolur mbi ndonjë lidhje të mundshme.
Me statusin si beqar, reperi i njohur është ndjerë mjaft mirë e rehat dhe nuk e ka parë të arsyeshme të ndryshojë ndonjë gjë në këtë drejtim.
E befasishëm, Kresha zuri vend në portale së fundmi.
Një fotografi shkrepur me një vajzë të quajtur Shqipe u bë shkak që emri i reperit të lakohet në këtë pjesë.
U tha se dyshja kanë nisur një lidhje.
Megjithatë mes Kreshës dhe vajzës në fjalë që në rrjete sociale ekspozon jetë plot me pushime e luks duket se nuk ka asgjë.
Dyshja janë parë bashkë thjesht në një fotografi në prapaskenat e një koncerti në Tiranë nga i cili Shqipja ka dashur të ketë një kujtim përmes fotografisë së përbashkët. /Prive.al/