Ramazani është një periudhë njëmujore ku myslimanët abstenojnë nga ngrënia, pirja, konsumimi i duhanit dhe seksi gjatë ditës.
Ajo çon në festën e Fitër Bajramit dhe është krijuar për të pastruar shpirtërisht ndjekësit, duke i afruar ata me Zotin dhe duke i bërë më të vetëdijshëm për ata që jetojnë në varfëri.
Ky Ramazan fillon më 11 mars dhe periudha e agjërimit do të vazhdojë deri rreth datës 9 prill.
Periudha përcaktohet gjithashtu nga lutja si dhe nga donacionet për bamirësi, dhe ka shumë rregulla dhe zakone që e rrethojnë atë.
Por a lejohet myslimanët të dëgjojnë muzikë gjatë Ramazanit, apo muzika është haram (e ndaluar)?
A është haram të dëgjosh muzikë në Ramazan?
Tema e muzikës në Islam është e ndërlikuar, pasi disa e interpretojnë Kur’anin duke thënë se muzika “i mashtron burrat nga rruga e Allahut”.
Por përsëri, myslimanët e tjerë nuk e interpretojnë Kur’anin si deklarata kundër muzikës dhe muzika nuk përmendet kurrë në mënyrë specifike si haram në tekst.
Disa myslimanë kanë këshilluar se gjatë Ramazanit është mirë të dëgjoni muzikë në telefonin tuaj, përmes kufjeve ose në një hapësirë private.
Nuk këshillohet luajtja e muzikës me zë të lartë, as drejtimi i makinës dhe luajtja e muzikës me zë të lartë në të njëjtën kohë.
Me sa duket çështja e muzikës nuk është e qartë në asnjë mënyrë dhe nëse e dëgjoni atë vërtetë varet nga mënyra se si e interpretoni Kur’anin dhe kuptimin e vetë Ramazanit, transmeton Klankosova.tv.