Butrint Imeri, një ndër artistët e rinj më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare është sonte i ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.
Ai shpalosi projektin e ri ‘Kanga jote’ që është publikuar së fundmi dhe që po korr sukses të madh.
Butrinti tregoi se kënga i dedikohet ish të dashurës së tij me të cilën ai vetë ka ndërprerë lidhjen para rreth tetë muajve.
Për emisionin NIN ai tregoi se i dhimbset pak fakti se kjo lidhje ka dështuar.
Sipas këngëtarit, muzika ishte ajo që ndau rrugët e çiftit.
Vajza shqiptare duket se nuk i ka rezistuar famës së këngëtarit që tashmë është bërë shumë i pëlqyer nga gjinia e bukur gjithandej. /PRIVE.AL