Dafina bashkë me Geek zbarkon në qeverinë suedeze

By

Ditën e sotme, në hapësirat e “sallonit të kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për muzikantët që përmes punës së tyre japin kontribut të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e Suedisë.

Në mesin e të nominuarve ka qenë edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Çmimi nga ministrja e jashtme ka shkuar për Oscar Holte.

Producenti ka punuar me emra si Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake teksa ka “shpërthyer” me këngën “Blinding lights” të The Weeknd që është një prej hiteve më të mëdha ndonëjehrë, me mbi 2 miliardë dëgjime vetëm në Spotify.

Si e nominuar, në ceremoni ka qenë prezente edhe Dafina bashkë me partnerin e saj DJ Geek.

Se si janë dukur ata, e tregojnë fotografitë e mëposhtme të ndara me ndjekësit në rrjete sociale nga vetë çifti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm