Era Istrefi dje, publikoi bashkëpunimin e saj të ri me hip-hop artistin rus që njihet me nofkën Sayonara Boy.
Kënga që titullohet “Sayonara detka” është shoqëruar me videoklip i cili paralajmëron të shikohet nga moshat që janë mbi 18 vjet.
Mirëpo ajo që morri më shumë vëmendje se sa vetë premiera e këngës ishin akuzat për plagjiturë.
Era Istrefi u akuzua se këngën e kopjoi nga BAUSA – Was du Liebe nennst, mirëpo ajo shpejtë reagoi duke kthyer përgjigje.
“Për ata që duhet të jenë tejet të shqetësuar se ‘vodha’ këngën nga Bausa, duhet të dinë se ai është pjesë e këtij publikimi se tekstshkruesi kryesor dhe ka përfitime nga puna e tij, po ashtu edhe label-i i të cilit ai është pjesë. Sa i përket meritave, ai është i listuar me emrin e tij të vërtetë Julian Otto, si tekstshkruajtës i këngës së Sayonara Detka, dhe mund ta vërtetoni duke parë në Spotify poshtë këngës.” – shkroi Era në një postim në Instagram, për t’i shuar të gjitha spekulimet rreth kësaj çështjeje. /Prive.al