Javën që po lëmë pas shtypi i shkruar u mbulua nga lajmi se aktori i njohur shqiptar ka refuzuar të jetë pjesë e kastit të programit më të ri të Arbana Osmanit.
Ky lajm u shpërnda gjithandej por me informacione jo të sakta.
Prive ka kontaktuar me Blerim Destanin i cili ka mohuar se ka refuzuar prezantuesen por për momentin nuk mundet të jetë pjesë e prodhimit të ri televiziv që është ftuar.
Arsyeja është xhirimi i filmit ‘Helen Dorn’ ku Destani është duke realizuar skenat e fundit.
Mirëpo po ashtu Destani shtoi se do i bashkohet ekipi pas disa javëve.