A e keni parë nusen e Albatritit me veshje tradicionale?!

By

Mori vëmendjen me dasmën e mrekullueshme të zhvilluar të Premten e kaluar ku shkëlqeu me fustanin e nusërisë.

Por, po aq bukur sa velloja e bardhë, nuses së këngëtarit Albatrit Muqiqi, Egzonës duket se po i rrinë edhe veshjet tradicionale.

Krahas setit fotografik me Albatritin, bukuroshja ka realizuar disa foto profesionale edhe në lloje të ndryshme të veshjeve tradicionale, edhe si pjesë e një reklame për një dyqan të llojit të tillë që pritet të hapet në Gjakovë.

Se si duket Egzona në veshje të tilla mund ta vlerësoni përmes fotografive të mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm