A e dini sa gota ujë duhet t’i pini në një ditë?

By

Ne të gjithë jemi mësuar se tetë gota ujë në ditë është numri magjik për të gjithë, por kjo duhet se nuk është sasia e duhur që i duhet trupit.

Tamara Hew-Butler, një shkencëtare e ushtrimeve dhe sporteve në Universitetin Shtetëror Wayne në Detroit tha se sasia e duhur e ujit për trupin përcaktohet duke u bazuar në disa faktor.

“Faktorët unikë të tillë si pesha e trupit, temperatura dhe ajo se sa të fortë jeni duke marrë frymë dhe kur djersiteni do të përcaktojnë se sa keni nevojë për ujë”, u shpreh ajo.

Sasia e ujit që ju nevojitet në ditë do të varet gjithashtu nga shëndeti juaj.

Dikush me probleme të zemrës ose gurë në veshka dallon për nga nevoja e sasisë së ujit me dikë që merr ilaçe diuretike ose dikë që po vuan nga të vjellat apo diarrea.

Për shumicën e njerëzve të rinj, të shëndetshëm, mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është thjesht të pini ujë kur keni etje.

Kur dehidratoheni, përqendrimi i elektroliteve në gjakun tuaj rritet dhe trupi sinjalizon lirimin e hormonit vazopresinë, i cili përfundimisht e zvogëlon sasinë e ujit që lëshohet në urinë, në mënyrë që ta riktheni atë në trupin tuaj.

Artikuj të ngjashëm