Arilena Ara është një nga këngëtaret më të reja në moshë por që ka prekur suksesese të mëdha, fituese e X Factor Albania, më pas e pozicionuar në vend të tretë me “Nëntori” që i hapi dyert e tregut europian e së fundmi edhe fituese e festivalit të RTSH me “Shaj”.
Në pritje të festivalit të dhjetorit që zgjedh këngën për Eurovision Song Contest, Arilena ka dhënë një intervistë për “E diela shqiptare” ku tregoi shumë mbi veten.
E pyetur se nëse do të jetë pjesë e kësaj gare europiane në vitin 2021, Ara nuk konfirmoi asgjë.
“Eurovisioni më 2021 do të mbahet me ose pa mua” – kështu shprehet Ara duke mos dhënë detaje nëse do të konkuroj sërish apo jo për skenën e madhe të këngës europiane./Prive.al