Një prej grupeve më të vjetra të reperëve shqiptarë, Babastars së fundmi nisi të përflitej mbi fazën që nuk i pëlqen aspak fansave – fundin.
Një intervistë ku Skivi garantonte për projekte muzikore deri në vitin 2020 bëri që mes adhuruesve të label-it të krijohej një konfuzion.
U tha se 2020-ta do jetë viti i fundit i ekzistimit të grupit në formën e tillë siç është.
E për të sqaruar paqartësitë, mbi këtë pjesë u pyet së fundmi Agon Amiga si i ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.
Ai u shpreh se nuk është në dijeni për datën e trumbetuar në media dhe i mbetet kohës për të parë se si do të rrjedhin gjërat.
Qetësohuni, Babastars do ekzistojnë derisa të jetë e shkruar! /Prive.al/