E mban shumë hermetike jetën private por në një epokë të vërshimit të rrjeteve sociale, detajet vështirë se mund të ngelen pa u kuptuar.
E tillë ishte edhe ditëlindja e të dashurit të saj, portierit Alban Hoxha i cili i mbushi dje plot tre dekada jetë.
I lindur në vitin 1987, Albani festoi 30 vjetorin në eventin e organizuar në përpikmëri nga personi i zemrës, Çiljeta.
Por a dini sa vite kanë diferencë çifti?!
Çiljeta është dy vite e gjysmë më e madhe se Albani dhe mbush 33 në Shkurt të vitit të ardhshëm.
Një diferencë e tillë e lehtë në moshë duket të mos ketë qenë aspak problem për çiftin. /Prive.al