Sonte në NIN, Adelina Ismaili do t’i kërkojë dikujt falje për herë të parë!

By

Emisioni i fundit NIN për vitin 2019 i dedikohet divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Ky edicionin do ju bëjë nostalgjik për epokën e artë të këngëtares dhe perfomancat e saja që nuk dështuan kurrë se qenuri unike, të vetmet në llojin e saj.

I ftuar i mbrëmjes do të jetë edhe Skerdi – ku dyshja edhe performojnë së bashku. Para pak ditësh Skerdi dhe Adelina risollën këngën e saj “Amaneti”, që u prit tejet mirë nga publiku.

Mos humbisni këtë edicion tejet të veçantë, teksa Adelina, “Për herë të parë dhe të fundit dikuj do t’i kërkoj falje publike. Do të flas për sekretet e dashnisë…” – siç shkruan ajo në postimin në llogarinë e saj në Instagram.

Postimi i saj më pas vazhdon të shkrujë se në emision do të flasë për këngën që e turpëron dhe cila e bën të vdesë, sa shumë e do ajo rehatinë e saj dhe nëse mendon t’i hyjë politikës, “…Tradhëtinë që ma bëri e ia bëra muzikës. Kënga që më turpëron dhe ajo që më bën të vdes pak. Sa e dua rahatinë time. Çka t’bëj me politikën? Sa i dua çajtoret e sa pianon.” – përfundon shkrimin në llogarinë e saj në Instagram.

 Mos e humbisni sonte, NIN me Alaudin Hamitin në ora 21:35 në Klan Kosova. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm