Në muajin Korrik të këtij viti, Renis Gjoka dha një lajm po aq të bukur aq dhe surprizues. Ai ishte bërë
baba për herë të parë, i një vajze që e kanë quajtur Aura.
Ai publikon shumë pak momente me të bijën në rrjete sociale, por sot ka treguar më shumë nga
portreti i së ëmblës Aura.
Renisi i ka vendosur përshkrimit të fotos tre zemra, ndërsa buzëqesh i lumtur në foton krahas së
bijës.
Partnerja e Renis Gjokës është një vajzë me emrin Jona dhe dyshja ka një histori të gjatë
dashurisë e mbajtur për vite të tëra larg syrit të publikut.