Dikur si refugjat në Gjermani tani Gashi kthehet si performues

By

Pikëndalje për turneun e promovimit të albumit tij të parë ishte edhe Gjermania. Gashi pas perfomancës në Frankfurt hyri në llogarinë e tij në Instagram duke ndarë disa foto dhe duke treguar për kohën e tij si refugjat bashkë me familjen në këtë shtet.

Ai shkruan një histori jetësore tejet personale për mënyrën se si babi i tij ngiste bicikletën për të kërkuar punë teksa pjesa tjetër e familjes jetonin në kushte të kampit ku duhej të ndanin të gjithë ushqimin dhe të përdornin tualete publike – e tani pas 20 vitesh ai kthehet si përformues në të njëjtin shtet.

Teksa kohët kanë ndryshuar tani tejet shumë për Gashin, ai shkruan:

“Unë kam qenë refugjat me familjen time në Gjermani … kam parë babin të ngiste një biçikletë kudo për të gjetur një punë … jetoja në kampe refugjatësh, ku të gjithë duhej të ndanin ushqim dhe të dilnim jashtë për të përdorur banjot publike … 20 vite më vonë u ktheva në Gjermani me të gjitha shfaqjet e shitura. Frankfurti ishte një shfaqje që nuk do ta harroj kurrë”. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm