Bëhen bashkë aktorët e ‘Kafeneja jonë’: Çfarë po ndodh?

By

Vetëm rreth dy muaj më parë, fansat e serialit ‘Kafeneja jonë’ u zhgënjyen nga një lajm i publikuar në faqen zyrtare.

Në atë komunikim publik u bë e ditur se rikthimi i këtij seriali nuk do të ndodhë të paktën edhe për një kohë për arsye të mospërgjigjjes definitive të sponsorëve për mbështetje financiare.

Megjithatë, duket se një rikthim mund të ndodhë shumë shpejt.

Kjo është lënë të kuptohet nga një fotografi e përbashkët e grupit të aktorëve të cilët nuk kanë bërë të ditur se përse janë bërë bashkë.

Imazhi i postuar fillimisht në faqen e serialit e më pas edhe në profilet respektive të aktorëve si Donat Qosja e Teuta Krasniqi duket të jetë një ‘ngacmim’ përpara zyrtarizimit  të gjërave. Vlen të theksohet se nga ‘garda e vjetër’ mungon sërish aktori Naser Rafuna i cili është i angazhuar tash e një kohë me projekt personal, serialin ‘Çka ka shpija’

Detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë kur të kuptohet përfundimisht se cila do të jetë rrjedha e zhvillimeve të rikthimit potencial të serialit ‘Kafeneja jonë’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm