Capital T me album të ri ‘shumë ndryshe’ për vitin e ardhshëm

By

Në fillim të këtij nëntori, Capital T pas shumë kohësh erdhi në një intervistë ekskluzive për Prive ku zbuloi shumë të pathëna nga karriera dhe jeta private.

Ai mes tjerash tregoi se është duke punuar në një album i cili do të publikohet së shpejti.

Disa prej këngëve sigurisht se do jenë në duet me artistë të tjerë mirëpo e veçanta është edhe tek një tjetër detaj. Disa prej dueteve të Capital T do të jenë ndërkombëtare pasiqë janë realizuar me artistë të huaj, emrat e të cilëve mbeten enigmë edhe për pak kohë.

Sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai paralajmëroi albumin e tij të katërt i cili do të publikohet në vitin 2020.

Ai gjithashtu paralajmëron se ky album do të jetë shumë ndryshe nga ata paraprakë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm