NIN vazhdon me emision special për mbledhje fondesh për Shqipërinë

By

Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, do të vazhdojë edhe sonte me emision special për mbledhje fondesh për Shqipërinë.

Njësoj si javën e kaluar, edhe sonte, në studio do të jetë Arbër Hajdari nga “Fundjavë Ndryshe” dhe reperi i famshëm shqiptar Mozzik.

Por, kësaj radhe, përveç tyre në Skype nga Los Angeles do të lidhet edhe modelja shqiptare Emina Çunmulaj e cila iu ka dalë në ndihmë shumë njerëzve në nevojë e njësoj edhe të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç saj, Rozana Radi do të jetë në një lidhje telefonike për të folur rreth kësaj tragjedie pasi ajo ka qenë njëra ndër artistët e cila ka postuar vazhdimisht ndihma në llogarinë e saj në Instagram.

Gjithashtu, në emision do të ketë sërish telefonata në mënyrë që ata që duan të ndihmojnë, të thërrasin.

Ndiqeni sonte nga ora 20:35 live në Klan Kosova./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm