Në mënyrë shumë diskrete, Dua Lipa zbulon titullin e albumit

By

Para se të publikonte këngën e saj të re “Don’t Start Now”, Dua Lipa kishte fshirë të gjitha postimet në llogarinë e saj në Instagram.

‘Po filloj si një album i ri, kam dashur një fillim të freskët, ato kujtime gjithmonë do të jenë atje. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë” – kishte thënë Dua Lipa në një intervistë.

Dua, kishte paralajmëruar për albumin e saj të ri që do fillonte “një epokë” të re dhe nuk do kishte këngë që jemi mësuar t’i dëgjojmë kudo.

Albumi i cili do të dalë dikur në vitin vitin e albumit përmban tinguj si ato të ‘diskove të viteve të 80-ta”.

Mirëpo Dua, siç ka premtuar edhe zbuloi titullin e albumit të saj të ri të cilin tani e mban përjetë në krahun e saj.

Në një postim të saj Dua debuton me tattoon më të re, por njëkohësisht zbulon titullin e albumit, i cili është “Future Nostalgia”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm