Këngëtari i hitit “Starboy” The Weeknd kohët e fundit bleu një penthouse në Beverly Hills për një shifër prej 25 milionë dollarësh, konfirmojnë E!News.
Prona më shumë se 8,200 metra katrore përmban katër dhoma gjumi, katër banjo dhe dy dhe një sërë modelesh dhe mobiljesh të lavdishme italiane.
Kuzhina është e projektuar nga stilisti i famshëm industrial Antonio Citterio si dhe dollapë të dizajnuar nga MisuraEmme Of Milan.
Apartamenti gjithashtu përfshin një bar për kafe dhe një palestër.
Të jetosh në katin e fundit të një ndërtese 22-katëshe, lejon pamje të qartë Los Angeles, kodrat dhe Oqeanin Paqësor, që ndodhen 10 milje larg.
Në fillim të këtij viti, Forbes vlerësoi të ardhurat vjetore të këngëtarit në 40 milion dollarë – nga 92 milion dollarë dy vjet më parë – për shkak të të ardhurave nga koncertet dhe marrëveshjet e miratimit me Puma dhe Bacardi.