GASHI tregon kush e bëri më së miri remix-in e këngës ‘Safety’

By

Reperi me origjinë kosovare, Labinot Gashi, ka treguar se cili version i ka pëlqyer më së shumti i këngës “Safety”.

GASHI që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i njohur për muzikën e tij unike, madje nëpër çdo koncert ai nuk harron ta paraqesë flamurin kombëtar që e ka të përzemërt.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka shkruar se nuk e preferon të postojë shumë rreth remix-eve, por se versioni i DJ Dark Heart i ka pëlqyer më së shumti.

Kujtojmë se Gashi gjatë verës ka marrë pjesë edhe në “Sunny Hill Festival” ku së bashku me Dua Lipën kanë vallëzuar me valle kombëtare në Parkun e Gërmisë.

Artikuj të ngjashëm